Bota

22 persona kanë humbur jetën dhe 872 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë

9 Mars 2021, 21:30 Nga DOSJA
22 persona kanë humbur jetën dhe 872 raste të reja me Covid-19

MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se 22 persona kanë humbur jetën dhe 872 të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa  412 persona janë shëruar nga Covid duke e çuar numrin e të shëruarve në vend në 95,822.

Ditën e sotme Maqedonia e Veriut njoftoi se do të hyjë në karantinë të pjesshme deri në 22 mars. Në vend do të vendoset ora policore 22:00 me 05:00.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 108,350 raste pozitive, ndërsa 3,228 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne maqedoni bilanci i covid ne maqedoni

Sondazh

Poll