Bota

FOTO/ Presidenti italian pret radhën si njeri i thjeshtë për tu vaksinuar

9 Mars 2021, 20:41 Nga DOSJA
FOTO/ Presidenti italian pret radhën si njeri i thjeshtë për tu

ITALI- Presidenti italian, Sergio Mattarella është vaksinuar ditën e sotme. Quotidiano shkruan se Mattarella është vaksinuar, pasi në Korrik pritet të mbush 80 vjeç. Mediat italiane kanë publikuar shumë foto nga vaksinimi i Presidentit, por ajo që bie në sy është se Mattarella ka pritur në radhë për të marrë vaksinën si të gjithë qytetarët e tjerë.

Pasi u vaksinua me vaksinën Moderna, Presidenti tha se të gjithë personat pa dallim duhet që të vaksinohen sepse është e nevojshme.

“Shkenca na ofron armën më të fortë, duke mbizotëruar mbi injorancën dhe paragjykimet. Tani të gjithë dhe kudo, pa dallim, duhet të vaksinohen falas, sepse është e drejtë dhe sepse është e nevojshme, për sigurinë e përbashkët,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Itali janë regjistruar 3,101,093 persona me Covid, ndërkohë që 100,479 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sergio mattarella vaksinohet presidenti italian sergio mattarella vaksinohet presidenti italian

Sondazh

Poll