Bota

Protestat në Greqi, gjakoset polici nga të rinjtë, humb ndjenjat teksa pret ambulancën

9 Mars 2021, 20:18 Nga DOSJA
Protestat në Greqi, gjakoset polici nga të rinjtë, humb ndjenjat

GREQI- 1 polic ka mbetur i gjakosur në Greqi për shkak të protestave të dhunshme. Protothema shkruan se protestat në Greqi kanë nisur për shkak të dhunës së shumtë të treguar nga policët kundrejt disa personave që nuk kishin vendosur maskën.

Polici u godit nga disa persona me kapuç në kokë, teksa po ecte me motorr. Të rinjtë e goditën policin me mjete të forta, ndërkohë që pas disa minutash disa policë të tjerë erdhën për ndihmë ku dhe larguan të rinjtë nga trupi pa ndjenja i policit.

Ndërkohë që për shkak se rrugët ishin të bllokuara nga protestuesit ambulanca për të marrë efektivin pa ndjenja u vonua rreth 30 minuta. Mediat greke kanë postuar shumë video në lidhje me këtë polic, por për shkak të pamjeve shumë të rënda Dosja.al vendosi mos t’i publikojë këto pamje, po për personat që kanë dëshirë për ti parë mund të klikojnë këtu.

Protestat në Greqi kanë nisur ditën e djeshme kundër dhunës së policisë për personat që nuk respektojnë masat anti-Covid.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni plagoset polici protestat ne greqi plagoset polici protestat ne greqi

Sondazh

Poll