Bota

STUDIMI: Vitamina D nuk ka asnjë ndikim te Covid-19

9 Mars 2021, 19:43 Nga DOSJA
STUDIMI: Vitamina D nuk ka asnjë ndikim te Covid-19

ANGLI- Një studim së fundmi ka nxjerrë se vitamina D nuk ka asnjë efektë mbi Covid-19. The Guardian shkruan se shkencëtarët kanë deklaruar se ideja që vitamina D mund të zvogëlojë ashpërsinë ndaj Covid ishte joshëse por edhe pa efekt.

Sipas studimit të kryer shkencëtarët arritën në një përfundim të vetëm, që nuk ka prova se vitamina D të ketë efekt mbi Covid-19. Studiuesit deklaruan se pasi bënë një test me disa persona të ndryshëm dhe me moshë të ndryshme, ku jo të gjithë kishin vitaminë D të njëjtë, panë se vitamina D nuk kishte asnjë efekt mbi Covid-in.

“Ekziston një mbingarkesë e informacionit në lidhje me përfitimet e vitaminës D … vitamina D është vlerësuar për shumë gjëra, edhe pse kemi të dhëna shumë të kufizuara për këtë. Ne jemi shkencëtarë, ne besojmë në të dhëna. Ne mendojmë se të dhënat sot sugjerojnë që vitamina D nuk do të mbrojë nga rezultatet e Covid” ,tha studiuesi Michael Chourdakis.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michael chourdakis vitamina d michael chourdakis vitamina d

Sondazh

Poll