Operacioni ndërkombëtar me 55 të arrestuar, 3 shqiptarët ishin ‘KOKAT’ e organizatës së trafikut të drogës (EMRAT)
9 Mars 2021, 21:17Nga DOSJA
ITALI– Armand Fisti, i njohur gjithashtu si Armand Canaj, 35 vjeç, vëllai i tij Bekim Fisti, 28 vjeç dhe Bernard Petoshati, 29 vjeç, kushëriri i tyre, janë tre shqiptarët mes 55 të arrestuarvenga policia italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër lëndëve narkotike
Mediat italiane,shkruajnë se të arrestuarit që ishin pjesë e organizatës kriminale importonin marihuanë, hashash dhe kokainë nga Ballkani me gomone. Droga u depozitua në depo në Romë dhe më pas u shpërnda nëpër makina të përdorura si depozita shëtitëse, të parkuara për një kohë të gjatë në rrugë.
Dhe pikërisht me zbulimin e 40 kilogramëve marijuanë në bagazhin e një makine në Rapallo, në tetor 2016, filloi hetimi i quajtur “Tetori i Kuq”. Sipas mediave të huaja, tre të arrestuarit shqiptarë,administronin të të gjithë zinxhirin e furnizimit me drogë, nga prodhimi në Shqipëri te shitjet me pakicë.
Një operacion ndërkombëtaranti-drogë është zhvilluar në Vlorë, Këln dhe Romë, duke arrestuar 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë. Ndërkohë në Vlorë janë arrestuar: Albano Juzaj, Ersild Nelaj, Zeqir Aliaj, Rezart Elmazaj, Dionis Moska, ndërsa në kërkim është shpallur Andi Veshaj. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FUSHË KRUJË- Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Dosja.al ka mësuar se shpërthimi ka ndodhur në fshatin Halil,...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur së fundmi në lidhje me vaksinat ruse dhe kineze.E ftuar në emisionin “RealStory”, ka thënë se...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folsur sërish rreth situatës së pandemisë në vendin tonë.E ftuar në emisionin “RealStory” teksa ka ...
TIRANË- Afrim Osmani humbi dy vëllezër brenda pak kohësh nga Covid-19. Ai mbeti i paqartë për fatin e tyre për shkak se nuk mori asnjë informacion se si u ...
GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një mjet ka përplasur një 11-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë. Policia bën me dije...
BRITANI- Shqiptari, Xh.T, është dënuar për 18 muaj, pasi u kap në një fabrikë kanabisi me vlerë 72,500 £.Mediat e huaja, bëjnë me dije se, i riu është kapur du...
TIRANË– Pavioni i ‘Shërbimit neurovaskular’ ka nderuar sot mjekut Drini Dobi, i cili humbi betejën pak muaj më parë nga Covid-19. Ministrja e Shëndet...
ITALI- 13 persona janë arrestuar në Itali pasi kanë thyer rregullat e vendosura anti-Covid. Ilcittadinomb shkruan se të arrestuarit po bënin një festë me muzikë...
SHQIPËRI– Nuk ndalet vrasja e kafshëve në Shqipëri. Në kufirin afër Greqisë, janë vrarë dy kaprollë.Lajmin e ka bërë të ditur një qytetar , i cili ka dërgu...