Bota

Mbyllet Maqedonia e Veriut, futet në fuqi ora policore, Zeav: Vendimi ka rol parandalues

9 Mars 2021, 19:13 Nga DOSJA
Mbyllet Maqedonia e Veriut, futet në fuqi ora policore, Zeav: Vendimi ka

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut do të ashpërsojë masat anti-Covid. Alsat shkruan se nga dita e nesërme në Maqedoninë e Veriut do të vendoset ora policore. Vendi do të mbyllet nga ora 22:00 deri në orën 05:00 dhe do të zgjasë deri në datën 22 mars.

Në lidhje me shtrëngimin e masave ka folur edhe Kryeministri i vendit, Zoran Zaev ku ka thënë se ky vendim i marrë, ka rol parandalues për përhapjen e Covid, si dhe tha se për qytetarët që vijnë nga Afrika do të jetë e detyrueshme karantina për shkak të mutacioneve që vijnë nga andej.

“Sidoqoftë e kemi parasysh se në prill vijon agjërimi i Ramazanit dhe festa të tjera. Vendimi ka po ashtu edhe rol parandalues, që është rritja e shifrave. Po ashtu u miratua masa e karantinës së detyrueshme për qytetarët tanë që kthehen nga Afrika dhe u obligua Sekretariati i Përgjithshëm të sigurojë objekt për karantinë shtetërore për të huaj që vijnë nga Afrika,”tha Zaev.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 108,350 persona pozitiv, si dhe 3,228 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ashersohen masat anti-covid maqedonia e veriut ne ore policore zoran zaev ashersohen masat anti-covid maqedonia e veriut ne ore policore zoran zaev

Sondazh

Poll