Bota

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme: Është koha për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

9 Mars 2021, 18:57 Nga DOSJA
Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme: Është koha

KOSOVË-Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) vlerësoi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që prej 10 vitesh, është bërë thelbi i punës së BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Në një deklaratë të lëshuar me rastin e 10- vjetorit të fillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, EEAS konstaton se se janë arritur marrëveshje të rëndësishme të cilat sot mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se janë integruar strukturat e drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës, kurse Kosova e ka kodin e saj telefonik ndërkombëtar dhe mundësinë për të marrë pjesë në forume rajonale.

Sipas Gazetës Express, më tej thuhet se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë 10 viteve të procesit, morën pjesë tre përfaqësues të lartë të BE-së, Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe tani Josep Borrell dhe se dialogu u zhvillua në një proces të nivelit të lartë politik, që prek çështjet më komplekse dhe më të ndjeshme në bazën e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kishte momente të vështira dhe periudha krize, dhe nganjëherë mund të dukej e pamundur t’i vazhdosh bisedimet. Mirëpo, në fund edhe Kosova, ashtu edhe Serbia treguan përkushtim të palëkundur, duke ditur që rrugët e tyre drejt Bashkimit Evropian kalojnë përmes dialogut”,- thuhet në deklaratën e EEAS.

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme vlerëson gjithashtu se një dekadë është një periudhë e gjatë dhe se mund të pritet që dialogu tani do të arrijë pjesën e tij të fundit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi shërbimi evropian për punë të jashtme dialogu kosove-serbi shërbimi evropian për punë të jashtme

Sondazh

Poll