Bota

Nuk pranoi që t’i paguante vendosjen e silikonit, e reja vret të dashurin biznesmen në Brazil 

9 Mars 2021, 18:45 Nga DOSJA
Nuk pranoi që t’i paguante vendosjen e silikonit, e reja vret të

BRAZIL- Një vajzë e re në Brazil qëlloi për vdekje të dashurin e saj biznesmen pasi nuk pranoi që t’i paguante silikonin që vendoset në gjoks. The Sun shkruan se 24-vjeçarja, Cristina D’Avila Teixeira Rodrigues vrau të dashurin e saj Paulo Roberto Moraes Teixeira Junior me një plumb prapa kokës.

Tre ditë pas kryerjes së aktit 24-vjeçarja e vetëdorëzua në polici pasi ishte penduar për vrasjen. Për vrasjen ka folur edhe vëllai i viktimës, Rodrigo, ku ka thënë se Paulo kishte një kompani instalimesh dhe se i kishte plotësuar çdo dëshirë të dashurës së tij. Ai tha se në atë kohë kur Cristina kërkoi vendosjen e silikonit, kompania kishte një rënie të ardhurash për shkak të pandemisë. Rodrigo gjithashtu tha se silikoni që kërkonte Cristina kushtonte rreth 1, 800 dollarë.

“Ai i dha asaj një makinë, një punë, para. Ajo donte silikon, por në kohë pandemie, kompania po ulte kostot dhe ai nuk mund t’i jepte asaj këtë operacion. Ata luftuan shumë për shkak të kësaj në natën kur ajo i mori jetën vëllait tim,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cristina d'avila teixeira rodrigues paulo roberto moraes teixeira junio vrau te dashurin se nuk pranoi ti paguante silikonin cristina d'avila teixeira rodrigues paulo roberto moraes teixeira junio vrau te dashurin se nuk pranoi ti paguante silikonin

Sondazh

Poll