Politike

Gazetari Mentor Kikia i përvishet Balliut, e Gjuzit: Kllounë e karagjozë pa pikë integriteti

9 Maj 2019, 15:05 Nga DOSJA
Gazetari Mentor Kikia i përvishet Balliut, e Gjuzit: Kllounë e

TIRANË– Gazetari Mentor Kikia me anë të një shkrimi ka ironizuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. 

Sipas gazetarit Kikia, Kuvendi ka strehuar dhe ende vijon e strehon deputetë trafikantë vajzash, vrasës, të korruptuar dhe pa asnjë lidhje me politikën.

“Vajza injorante baballarësh të pasur, dashnore e gra burrash të pasur që kanë blerë vendin në listat e kandidatëve. Kllounë e karagjozë, pa pikën e integritetit, që e kanë shndërruar parlamentin në një teatër mediokër,”-shkruan më tej Kikia. 

Shkrimi i plotë nga Mentor Kikia

Nuk kam shumë besim, që ata që do të vijnë pas nesh në këtë tokë, do të ndërtojnë një shoqëri më të mirë nga kjo e jona. Pasi, përveç atij pak modernizimi që ka ardhur si pasojë e globalizimit të jetës, në aspekte të tjera jemi pothuaj aty ku ishim 100 vjet më parë.

Madje në disa drejtime jemi edhe më keq. Por gjithësesi, jam i bindur se kur të shkruajnë historinë, më zi nuk do të gjejnë nga sa jemi ne sot.

Ndaj do të duhet të ruhen këto foto, si dëshmi e nivelit më të ulët që ka patur ndonjëherë përfaqësimi i popullit. Më keq nga koha kur parlamentin e përbënin pronarët e tokave që u pasuruan duke bërë shërbëtorin e Turqisë.

Më keq edhe nga koha kur parlamentin e përbënin ata që për ligj e kushtetutë njihnin vetëm fjalën e Partisë.

Sot ajo godinë ka strehuar e strehon deputetë trafikantë, që kanë shitur e shfrytëzuar vajza për prostitucion. Deputetë që kanë vrarë njerëz.

Biznesmenë të pasur e të korruptuar, pa asnjë lidhje me politikën, e pa qenë në gjendje të shkruajnë e lexojnë edhe një faqe fjalim.

Vajza injorante baballarësh të pasur, dashnore e gra burrash të pasur që kanë blerë vendin në listat e kandidatëve. Kllounë e karagjozë, pa pikën e integritetit, që e kanë shndërruar parlamentin në një teatër mediokër.

Të gjithë kemi kontribuar për këtë gjendje. Ku me heshtje e ku me duartrokitje, ku me votë e ku me bojkot. Ndërsa tani s’na mbetet veçse të qeshim, të qeshim e të qajmë për batakun ku kemi rënë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise mentor kikia kuvendi i shqiperise mentor kikia

Sondazh

Poll