Bota

Spanja ndalon fluturimet nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut deri më 31 Mars, shmang përhapjen e varianteve të reja

9 Mars 2021, 18:22 Nga DOSJA
Spanja ndalon fluturimet nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut deri më

SPANJË-Spanja ka zgjatur përsëri ndalimin e fluturimeve për ardhjet nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut deri në fund të Marsit për të shmangur përhapjen e llojeve të reja të koronavirusit.

Sipas Guardian, vetëm banorët ose shtetasit ligjor të Spanjës dhe mikro-shtetit fqinj të Andorrës lejohen aktualisht në fluturime nga këto vende.

Kufizimi i mbërritjeve nga Britania u vendos në fund të dhjetorit për të ndaluar përhapjen e variantit shumë të përhapur të Covid-19 të zbuluar në nëntor. Ndalimi i mbërritjeve në Brazil dhe Afrikën e Jugut hyri në fuqi në 3 Shkurt.

Përjashtimet e vetme janë për udhëtarët në tranzit të cilët nuk mund të largohen nga aeroporti dhe as të qëndrojnë atje për më shumë se 24 orë. Kjo është hera e gjashtë që ndalohen fluturimet nga Britania.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje variantet e koronavirusit koronavirusi ne spanje variantet e koronavirusit

Sondazh

Poll