Bota

“Akuzat e ngritura janë shqetësuese”/ Mbretëresha Elizabetë thyen heshtjen mbi intervistën e Meghan dhe Harry: Ata do t

9 Mars 2021, 18:05 Nga DOSJA
“Akuzat e ngritura janë shqetësuese”/ Mbretëresha

ANGLI- Mbretëresha Elizabetë ka thyer heshtjen ditën e sotme për intervistën që Princ Harry dhe Meghan Markle dha para dy ditësh. Dailymail shkruan se Mbretërsha është shumë e pikëlluar që ka dëgjuar ato fjalë dhe ka thënë se të gjitha akuzat e bëra janë shumë shqetësuese dhe se do të adresohen brenda pallatit. Në deklaratë gjithashtu thuhet se Meghan, Harry dhe djali i tyre do të jenë gjithmonë shumë të dashur për pallatin mbretëror.

“E gjithë familja është e pikëlluar për të mësuar se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë shumë familjarë të dashur,” thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë nga Pallati Mbretëror vjen pasi Princ Harry dhe Meghan Markle në një intervistë nxorrën të gjitha përjetimet e këqija që kishin kaluar në pallatin mbretëror.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbretëresha elizabetë meghan markle princ harry mbretëresha elizabetë meghan markle princ harry

Sondazh

Poll