Bota

Parlamenti Europian i heq imunitetin Carles Puigdemont dhe dy ish-ministrave, akuzohen për organizimin e një referendumi për

9 Mars 2021, 16:45 Nga DOSJA
Parlamenti Europian i heq imunitetin Carles Puigdemont dhe dy ish-ministrave,

SPANJË-Parlamenti Evropian ka votuar për heqjen e imunitetit të ish presidentit katalanas Carles Puigdemond dhe dy ministrave të tij, duke i çuar ata një hap më pranë ekstradimit dhe ndjekjes penale në Spanjë.

Deputetët e Evropës votuan me 400 vota pro, 248 kundër dhe 45 abstenime në rastin e Puigdemont dhe 404 pro me 247 kundër me 42 abstenime në lidhje me Antoni Comín dhe Clara Ponsatí, përkatësisht ish-ministrat e shëndetësisë dhe arsimit në qeverinë e Puigdemont.

Sipas Guardian, të tre u larguan në Belgjikë në vitin 2017 për të shmangur arrestimin në lidhje me rolin e tyre në organizimin e një referendumi për Pavarësi në 2017 të konsideruar të paligjshëm nga një gjykatë spanjolle dhe kanë qenë subjekt i urdhër-arresteve Evropiane të lëshuara nga Spanja.

Ministrja e jashtme e Spanjës, Arancha González Laya, tha se vendimi tregoi se një eurodeputet nuk mund të përdorë pozicionin e tij për të shmangur drejtësinë në vendin e tij dhe demonstron qëndrueshmërinë e sistemit gjyqësor spanjoll.

Pritet që urdhër-arrestet e reja Evropiane do të lëshohen nën akuzat e kryengritjes dhe, në rastin e Puigdemont dhe Comín, keqpërdorimit të fondeve publike. Ponsatí jeton në Skoci, dhe Puigdemont dhe Comín në Belgjikë. Gjykatat belge lëshuan një urdhër arresti kundër të dyve në 2018 me arsyetimin se akuza e rebelimit e ngritur nuk ekzistonte në ligjin belg. Të tre u zgjodhën në parlamentin europian në 2019, që kur ata kanë gëzuar imunitet.

Të tre thanë në një konferencë shtypi në parlament në Bruksel se ata do të apelojnë kundër votimit në gjykatën Evropiane të Drejtësisë, gjykata e lartë e BE. Masa mund të zgjasë procedurat ligjore për të paktën një vit. Ponsatí tha se ata kishin baza të forta ligjore.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antoni comín carles puigdemond clara ponsatí antoni comín carles puigdemond clara ponsatí

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2021, 16:01

KOSOVË– Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve të caktuar pas vendimit të PZAP-së,...