Bota

Mbyten dy anije në detin Mesdhe, 39 emigrantë humbin jetën 

9 Mars 2021, 16:44 Nga DOSJA
Mbyten dy anije në detin Mesdhe, 39 emigrantë humbin jetën 

MESDHE- Dy anije janë mbytur ditën e sotme në detin Mesdhe. Reuters shkruan se nga mbytjet e anijeve 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa deri tani janë shpëtuar 165 të tjerë. Kërkimet për emigrantët e tjerë që kanë rënë në det ende po vijojnë.

Anijet u mbytën teksa u përpoqën që të kalonin detin Mesdhe në ishullin italian të Lampedusa. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tuniziane, Mohamed Zekri tha se anijet me emigrantë ishin nga Tunizia, ndërkohë që emigrantët e vdekur ishin nga Afrika nën-Sahariane.

Deri tani me qindra emigrantë nga Afrika dhe Azia kanë humbur jetën në detin Mesdhe, teksa përpiqen që të kalojnë për në Evropë për një jetesë më të mirë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbyten 2 anije mohamed zekri vdesin 39 persona mbyten 2 anije mohamed zekri vdesin 39 persona

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2021, 16:01

KOSOVË– Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve të caktuar pas vendimit të PZAP-së,...