Sport

“Fotokopja” e të jatit, sulmuesi Etiene Tare ka gjetur golin e parë lacial…

9 Mars 2021, 18:05 Nga DOSJA

ITALI – Në dy ndeshjet e fundit, një asist dhe një gol: Etiene Tare, sulmuesi i skuadrës së të rinjve të Lacios Primavera, të dielën u zhbllokua në një ndeshje të moshës kundër Interit, por ai mundi të festojë vetëm golin personal, pasi skuadra e tij humbi 3-1.

Për ta parë atë, as që keni nevojë të kërkoni, ngjashmëria është shumë e dukshme: i gjatë, i hollë dhe flokëverdhë, si babai Igli, si ai, sulmuesi i parë, si ai, i veshur me bardhekaltër. Etiene Tare ka lindur në Breshia më 2003. Së bashku me të jatin u transferua në Romë, ku filloi edhe karriera e tij në futboll.

Me Lacion, djali bëri të gjithë procesin e formimit deri vitin e kaluar. Në sezonin e tij me U-17 ai e befasoi trajnerin e skuadrës së të rinjve, i cili vendosi ta merrte në skuadër. Ndeshja e tij e parë u regjistrua në në janar 2020 kundër Sasuolos. Duke pasur një pasaportë të dyfishtë, ai mund të luajë si për Italinë, ashtu edhe për Shqipërinë. Ai do të vendosë vetë në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport etiene tare igli tare sulmuesi i te rinjve te lacios etiene tare igli tare sulmuesi i te rinjve te lacios

Sondazh

Poll