Sport

“Na vodhën thesarin”/ Zgjodhi Shqipërinë, në Zvicër ndihen të tradhëtuar nga talenti shqiptar: vëllai i Shaqirit nuk

9 Mars 2021, 11:59 Nga DOSJA
“Na vodhën thesarin”/ Zgjodhi Shqipërinë, në

ZVICËR-Nedim Bajrami është futbollisti që ka futur në “sherr” Zvicrën dhe Shqipërinë. 21-vjeçari i lindur në Tetovë, por që fëmijë por që fëmijë ka emigruar së bashku me familjen në Zvicër ka zgjedhur të përfaqësojë përfaqësuesen kuqezi.

Mesfushori i Empolit, në pronësi të Juventusit, është duke u vëzhguar prej kohësh nga trajneri Edy Reja, ndërsa duhet thënë që mediat zviceriane nuk e kanë pritur mirë afrimin e talentit. “Shqipëria na vodhi thesarin Bajrami”.

Ky është titulli i Blick që mes të tjerave raporton faktin se drejtori i Zvicrës, Pierluigi Tami dhe Lustrinelli bënë gjithçka për ta bindur, por menaxheri i tij që është edhe vëllai i Shaqirit, nuk donte të dëgjonte asgjë. Lustrinelli ka konfirmuar përfshirjen e Bajeamit te Shqipëria: “U përpoqëm që ta bindim që të vazhdonte me Zvicrën. Bajrami na tha se i rreh zemra fort për Shqipërinë. Nuk kishim zgjedhje tjetër veçse ta linim që të shkonte”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport empoli nedim bajrami shqiperi zvicer empoli nedim bajrami shqiperi zvicer

Sondazh

Poll