Sport

Sulmuesi Edison Kavani, objektivi i Boka Juniors, por paga e tij do të zvogëlohet nga 200 mijë në 70 mijë stërlina në jav

9 Mars 2021, 16:31 Nga DOSJA

ANGLI – Në Argjentinë ka entuziazëm, që Boka Juniors së shpejti mund të ketë shërbimet e një qendërsulmuesi të mirëfilltë të klasit botëror, si ato të sulmuesit uruguajan të Mançester Junajtid, Edinson Kavani.

Ai ka bërë përshtypje të madhe në “Old Trafford”, krejt ndryshe nga sa kishin menduar në klubin e “djajve të kuq”. Sulmuesi Kavani ka treguar, se edhe 34 vjeç, ka ende shumë për të ofruar dhe mësuar disa nga shokët e tij të rinj.

Marrëveshja e tij me Mançester Junajtid zgjat deri në fund të sezonit, por mund të rinovohet edhe me një vit tjetër, me kusht që të dy palët të bien dakord. Por lojtari ka rrëfyer, se në kushtet e pandemisë, nuk e ka patur të lehtë që të vendoset në Mançester.

Boka do të ofronte mundësinë që ai të jetë afër me shtëpinë, qyteti i tij i lindjes Salto, që  është pak më shumë se 200 milje larg nga Buenos Aires. Atje ai ka edhe një shans për lavdi. Boca nuk e ka fituar “Copa Libertadores”, që nga viti 2007.

Por ata, vazhdojnë të afrohen. Ishin në gjysmëfinale dy vitet e fundit dhe u mundën në finale një vit më parë. Me fazën eliminatore, që do të zhvillohen në gjysmën e dytë të vitit, Kavani mund ta kalojë Atlantikun në kohën e duhur për ndeshjet e mëdha të Libertadores.

Por kjo do të sillte edhe ulje të konsiderueshme të pagës. Sipas shtypit argjentinas, Kavani do të dëshironte një marrëveshje tre vjeçare, ku dhe do të fitojë paratë që mund të marrë në një vit me Junajtid, ku paguhet me rreth 200,000 £ në javë.

Por edhe plotësimi i këtyre kushteve, nuk do të ishte i lehtë për Bokan, prandaj mund të ketë edhe disa negociata delikate midis lojtarit dhe trajnerit Rikelme. Për momentin, Edinson Kavani është pjesë e Mançester Junajtid dhe një mundësi perspektive për Bokan.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boka juniors buenos aires edison kavani mancester junajtid sulmuesi uruguajan boka juniors buenos aires edison kavani mancester junajtid sulmuesi uruguajan

Sondazh

Poll