Sport

Guardiola i kujdesshëm: “Gara për titull nuk ka mbaruar. Junajtid është ende në garë”

9 Mars 2021, 17:17 Nga DOSJA
Guardiola i kujdesshëm: “Gara për titull nuk ka mbaruar.

ANGLI – Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka folur në prag të ndeshjes së nesërme të Mançester Sitit kundër Sauthemptonit për javën e 29-të në Premier League. Trajneri katalanas pas humbjes së derbit, që ndërpreu serinë e 21 fitoreve radhazi të skuadrës së tij, është shprehur se Junajtid ende ka shanse për të penguar garën e “Qytetarëve”.

“Çdo gjë mund të ndodhë në futboll. Ne kemi ende 10 ndeshje dhe duhet të fitojmë gjashtë ose shtatë, për të mbyllur diskutimin matematikisht. Ka ende shumë punë për të bërë nëse duam ta fitojmë trofeun e Premier League,”- është shprehur tekniku Pep Guardiola.

Kur kanë mbetur 10 javë deri në fund të kampionatit të Premier League, Mançester Siti udhëheq tabelën e renditjes me një epërsi prej 11 pikësh ndaj “kushërinjve” të tyre. Pas javësh kampionat, Mançester Siti ka grumbulluar 65 pikë, i ndjekur nga Mançester Junajtid me 54, Leister 53, Çelsi 50, Uest Hem 48, Everton 46, etj.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mancester junajtid mancester siti pep guardiola premier league sauthempton mancester junajtid mancester siti pep guardiola premier league sauthempton

Sondazh

Poll