Sport

“Tokyo 2020”, media japoneze: Lojërat Olimpike pa spektatorë të huaj

9 Mars 2021, 16:48 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”, media japoneze: Lojërat Olimpike pa

JAPONI – Në një përpjekje për të përmbajtur një përhapje të mëtejshme të koronavirusit, qeveria japoneze ka vendosur të mospranojë spektatorët e huaj në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios, të planifikuara për këtë verë. Agjencia “Kyodo” e parashikon këtë, duke cituar burime të besueshme të saj për këtë çështje, do të zyrtarizohet në fund të muajit në takimin midis IOC dhe organizatorëve të lojërave.

Qeveria e Tokios beson se shëndeti i spektatorëve nga vendet e huaja do të ishin në rrezik të lartë përballë varianteve të virusit dhe drejtpërdrejt përgjegjës për rritjen e numrit të infeksioneve të sëmundjes, shpjegon burimi. Pavarësisht mbylljes aktuale të kufirit, Japonia po lufton për të zvogëluar numrin e infeksioneve, që arritën kulmin me 2,500 raste në ditë mesatarisht në Tokio në fillim të vitit.

Vendimi për të mos pranuar spektatorë të huaj, megjithatë, do të duhet të merret me rishikimin drastik në rënie të të ardhurave më të larta, që priteshin nga prania e vizitorëve nga jashtë. Sipas vlerësimeve më të fundit, shtyrja e Olimpiadës i ka kushtuar organizatorëve japonezë humbjen e 12,7 miliardë euro, ndërkohë që komiteti organizator parashikonte të nxirrte rreth 90 miliardë jen nga shitjet e biletave për të marrë pjesë në ngjarjet sportive. Fillimi i Olimpiadës është planifikuar për në 23 korrik deri në 8 gusht. Nga ana tjetër, Lojërat Paralimpike janë caktuar nga 24 gusht deri më 5 shtator.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport japonia lojerat olimpike japonia lojerat olimpike

Sondazh

Poll