Sport

Super-Kesi: muskujt dhe gola. Vlen 50 milionë, Milani dëshiron ta blindojë

9 Mars 2021, 12:06 Nga DOSJA

ITALI – Lista e aftësive të jashtëzakonshme të “presidentit” është e gjatë dhe ajo azhurnohet vazhdimisht. Nga pika e penalltisë ai ka shënuar 9 gola nga 10 që ka marrë deri tani Milani. Kesi është lojtari i parë në skuadrën kuqezi, që ka luajtur 2,934 minuta, duke munguar vetëm në një ndeshje për shkak të skualifikimit.

Frenk, edhe pse është vetëm 24 vjeç, është një senator në dhomën e zhveshjes të kuqezinjve, dhe në mungesë të Ibrës, nuk ka frikë të marrë përgjegjësitë e udhëheqësit. Kujtojeni penalltinë në sekondën e fundit ndaj Udinezes.

Që kur ka veshur fanellën e Milanit, futbollisti nga Bregu i Fildishtë, nuk ka arritur kurrë kulme kaq të larta. Rritja e vlerës së Kesit matet gjithashtu në treg. Krahasuar me kohën kur e bleu atë nga Atalanta për 26 milionë, vlera e etiketës së tij thuajse është dyfishuar: çmimi sot ka shkuar në 50 milionë.

Kështu që Milan po mendon për ta blinduar atë, me një rinovim deri në vitin 2026. Natyrisht, që edhe paga do të duhet të rregullohet, e cila mund të rritet nga 2.2 milionë që është aktualisht, mund të shkojë deri në 3 milionë. Kjo është baza mbi të cilën Maldini dhe Masara kanë filluar të punojnë.

Sigurisht, Kesi nuk do të gabojë më dhe t’i zerë vendin e Gazidisit, në parkigut e Milanellos, gabim i dha nofkën “presidenti” te kuqeblutë. Frenk, tani do të ketë gjithmonë një vend të rezervuar në shtëpinë e Milanit.

B.T (Dosjal.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport frenk kesi ibra kuqezinjtë milani nilanelo frenk kesi ibra kuqezinjtë milani nilanelo

Sondazh

Poll