Aktualitet

Haradinaj zbulon agjentin e Putin në samitin e Brdo-Brijuni

9 Maj 2019, 15:32 Nga DOSJA
Haradinaj zbulon agjentin e Putin në samitin e Brdo-Brijuni

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se anëtari i Presidencën Trepalëshe të Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik, është një njeri i Vladimir Putinit.

Haradinaj nuk e komentoi ftesën e Shqipërisë për Dodikun për në Samitin e Brdo-Brijunit, por tha se ani nuk përbën ndonjë vlerë, njofton Klan Kosova.

“Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera, as të bashkëjetesës. Ai është aleat i Putinit, dhe një prej figurave më të këqija. Ai është agjent i Putinit”.

“Nuk dua të komentoj pjesëmarrjen e tij në Samitin e sotëm në Tiranë. Por Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”, ka përfunduar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi, i cili ishte prezent në Samit, ka kundërshtuar ftesën e presidentit shqiptar Ilir Meta dërguar Dodikut.

Ai, për më tepër, as nuk e ka përshëndetur Dodikun.

Marrë nga KlanKosova

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agjenti i putinit në samit milarad dodik ramush haradinaj smaiti i brdo-brijunit agjenti i putinit në samit milarad dodik ramush haradinaj smaiti i brdo-brijunit

Sondazh

Poll