I ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel, Balliu tha se i biri ka studiuar në Londër dhe se arrestimi i tij ka qenë një trishtim i madh për të gjithë.
“Pas paraqitjes së kërkesës së prokurorisë për arrest shtëpiak gjykata ka vendosur detyrim paraqitje, çështje të tyre. Por një gjë mund ta them me bindje: të çojmë prapa hekurave, e nëpër gjykata djemtë që kanë studiuar në Londër dhe që janë si Klevisi, apo qindra të tjerë që nuk po gjejnë përgjigje në Shqipëri është një trishtim shumë i madh”.
“Nga pikëpamja shoqërore, është i Fahriut apo i dikujt tjetër, por kur gjithë trafikantët e drogës e kokainës i ke rrugëve, edhe për hajdutët e Rinasit që skemi asnjë lajm, megjithë këto të zeza, shkojmë çojmë deputetët e opozitës në dyert e gjykatave është një trishtim shumë i madh”, u shpreh Fahri Balliu.
Klevis Balliu u arrestua një ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone.
Balliu u shoqërua me furgonin e policisë për t’u dërguar në Komisariatin 6 dhe më pas në drejtorinë e policisë së Tiranës ku iu komunikua arrestimi. Ndërsa sot, gjykata e Tiranës, liroi ish deputetin e PD-së,duke i vendosur masën “detyrim paraqitje”
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga, i ka drejtuar një letër publike kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Me anë të një...
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se anëtari i Presidencën Trepalëshe të Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik, është një njeri i Vladimir Putinit.Haradinaj ...
Këto janë momentet kur prindërit e ushtarakes që u vra në Letoni, Zarife Hasanaj panë për herë të parë trupin e pajetë të së bijës brenda arkivolit të mbuluar m...
Një përleshje ka ndodhur mesditën e sotme në zonën pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur pranë zonës që njihet si ‘Xhamia’.Burime nga policia than...
TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata e Tiranës vendosi masën, “detyrim pa...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i pranishëm në Samitin Brdo-Brijuni, ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Pallkanit Perëndimor.Do...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka treguar për zhvillimet që po ndodhin në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, dhe përplasjet me presid...
TIRANË– U zhvillua ditën e sotme seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD-së,Klevis Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë të Unazës së Re. Gjykata e Tiran...