Aktualitet

Grabitja në Peqin/ Burrë e grua dhunuan të moshuarin, bashkëshortja: Na morën 60 mijë € (Foto+VD)

9 Maj 2019, 14:53 Nga DOSJA

PEQIN- Një tregtar rrobash në Peqin ka rënë pre e një grabitjeje. Një çift bashkëshortësh kanë lidhur dhe dhunuar tregëtarin 75-vjeçar duke i marrë nga banesa para dhe sende me vlerë.

Bashkëshortja e tij ka rrëfyer gjithë ngjarjen duke pretenduar se nga banesa e tyre ishin grabitur rreth 60 mijë euro. Sipas saj, në momentin e grabitjes në shtëpi ka qënë vetëm 75-vjeçari Skëndër Beqiri.

“Unë erdha në orën 1 se shkoj në treg me rrobat. O Skënder hape pak derën. Ai tha ça dere do ti, mua më kanë vrarë. Kishin prish bravën dhe kishin marrë gjithë lekët, rreth 60 mijë Euro “, thotë bashkëshortja e Skënderit.

Ka qënë një vajzë, ajo që i ka kërkuar që të futej në shtëpi për të përdorur tualetin. Më pas çifti e ka lidhur dhe dhunuar të moshuarin duke e detyruar që të tregonte se ku i mbante paratë.

Pasi kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë grabitësit janë larguar nga banesa, ndërsa i moshuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit. 

(k.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje në peqin skënder beqiri grabitje në peqin skënder beqiri

Sondazh

Poll