Aktualitet

Momenti kur prindërve të ushtarakes u kalon para arkivoli i Zarife Hasanajt (FOTO)

9 Maj 2019, 11:43 Nga DOSJA
Momenti kur prindërve të ushtarakes u kalon para arkivoli i Zarife

Këto janë momentet kur prindërit e ushtarakes që u vra në Letoni, Zarife Hasanaj panë për herë të parë trupin e pajetë të së bijës brenda arkivolit të mbuluar me flamurin kuqezi.

Ata shihen teksa nuk i mbajnë dot lotët, ndërkohë që 32-vjeçares, e shpallur “Dëshmore e Atdheut”, po i bëheshin nderimet nga kolegët e FA.

Ditën e sotme, u prit në një ceremoni solemne, trupi i pajetë i ushtarakes së vrarë, Zarife Hasanaj. 

Ushtarakja Zarife Hasanaj humbi jetën 3 ditë më parë në bazën ushtarake të NATO në kamp Adazi në Letoni.

Ajo ishte duke u trajnuar bashkë me dy efektivë të tjerë shqiptarë, të cilët u plagosën. Klodian Tanushi, është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Julian Kapaj, e kaloi rrezikun dhe pritet të rikthehet në Shqipëri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll