Politike

Basha “ndez” Gjirokastrën, Dasho Aliko: Kështu e duam Shqipërinë…blu, blu, blu (VD)

9 Maj 2019, 14:59 Nga DOSJA
Basha “ndez” Gjirokastrën, Dasho Aliko: Kështu e duam

GJIROKASTER- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në qytetin e Gjirokastrës. Basha ka qenë këtë mesditë në Gjirokastër, ku është pritur nga mbështetës të shumtë.

Bien në sy flamujt e shumtë të Partisë Demokratike, mbështetësit, ovacionet por edhe një trëndafil që mbështetësit e kishin rezervuar për të.

Në krye të turmës që ka dalë të presë kryedemokratin është ish-kryetari i komunës Lazarat, Dasho Aliko. Gjatë videos, dëgjohet njëri nga mbështetësit që i ofron kryetarit të PD një trëndafil.

Vetë Basha është shprehur në komunikimin live që ka patur:

Jemi në hyrje të Gjirokastrës, jemi në rrugën kombëtare që të çon në Këlcyrë dhe në Permet dhe sapo na janë bashkuar me dhjetëra makina me qytetarë me demorkatë, me të rinj të Këlcyrës, të Permetit dhe Tepelenës. Në pak minuta do të jemi në Gjirokastër ku na presin aktivin e degës së Gjirokastrës.
Gjej rastin të ndaj me miqtë e mi për lirimin e Klevis Balliut dhe 4 të arrestuarve nga policia në mënyrë kriminale me urdhër politik me të vetmin faj, sepse mbrojtës qytetarët nga gazi djegës që iu hodhën në fytyrë nag dhuna policore.
Sot Gjykata ka konstatuar se arrestimet janë bërë mbi bazën e kallëzimeve të rreme të policisë që është një fakt tjetër që tregon sesa politike është kjo polici, sa e paligjshme është çdo veprim i saj. Në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar një skenar provash fallco dhe deklarata fallcosh të polciisë vetëm e vetëm për të zbatuar urdhrin politikë të Edi Ramës për të çuar në burg Klevis Balliun, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës të Qarkut të Korçës.

(f.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne gjirokaster lulzim basha basha ne gjirokaster lulzim basha

Sondazh

Poll