Art&Argëtim

“Boll më”, Piers Morgan lë në mes emisionin ku po diskutohej intervista ‘tronditëse’ e Harry-t dhe Meghan

9 Mars 2021, 13:31 Nga DOSJA
“Boll më”, Piers Morgan lë në mes emisionin ku po

BRITANI– Gazetari Piers Morgan ka lënë ne mes diskutimin për intervistën ‘tronditëse’ të Harry-t dhe Meghan për familjen mbretërore britanike.

Ai ka dalë i acaruar nga studioja, pasi bashkëprezantuesi Alex Beresford,e kritikoi atë mënyrën se si ai “vazhdon të hedhë baltë” mbi dukeshën, ndërsa videoja po bën xhiron e rrjetit.

Prezantuesja Susanna Reid, u detyrua të ndërpriste emisionin, ndërsa Beresford e quajti sjelljen e tij “patetike” dhe “djallëzore”.

Dyshja po diskutonte intervistën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Ëinfrey, e cila u transmetua në Mbretërinë e Bashkuar të hënën në mbrëmje, që kërcënon të ketë pasoja shkatërruese për reputacionin e monarkisë së Mbretërisë së Bashkuar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz intervista e meghan markle piers morgan intervista e meghan markle piers morgan

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Mars 2021, 07:07

Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) i cili i përket vitit 1957, ku ndodhet fjala ...