Art&Argëtim

Oprah Winfrey: Komentet raciste mbi ngjyrën e lëkurës së Archie nuk erdhën nga Mbretëresha dhe as Duka

8 Mars 2021, 17:11 Nga DOSJA
Oprah Winfrey: Komentet raciste mbi ngjyrën e lëkurës së

SHBA- Oprah Winfrey ka folur rreth intervistës së transmetuar mbrëmjen e djeshme ku të ftuar ishin Princ Harry dhe Megan Markle. Në lidhje me komentet raciste ajo tha se Princi Harry sqaroi se nuk ishte as Mbretëresha dhe as Duka i Edinburgut që dyshuan se cila do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tij.

Winfrey i tha të hënën CBS News se princi nuk i tha kush ishte pjesë e atyre bisedave. Zbulimi që një anëtar i familjes pyeste se sa e ‘errët’ mund të ishte lëkura e Archie erdhi gjatë një interviste televizive që u transmetua mbrëmë në SHBA.

“Ai nuk e ndau identitetin me mua, por donte të sigurohej që unë ta dija, por më tha se nuk ishte gjyshja ose gjyshi i tij që ishin pjesë e atyre bisedave,”– tha Winfrey.

Sipas BBC-së, kur u pyet për detaje të mëtejshme të hënën, Winfrey tha se ajo u përpoq ta merrte atë përgjigje jo vetëm gjatë intervistës por dhe jashtë kamerave por princi nuk dha detaje.

Ajo i tha emisionit ‘This Morning’ se ishte e tronditur kur dëgjoi për vërejtjet e ngjyrës së lëkurës gjatë intervistës. Kur u pyet pse mendonte se çifti pranuan të flisnin me të, Winfrey tha se ajo ndjeu se ishin të gatshëm ta bënin at” pasi ishin zhgënjyer për shumë kohë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz intervista e princ harry dhe megan markle oprah winfrey intervista e princ harry dhe megan markle oprah winfrey

Sondazh

Poll