Art&Argëtim

12 gjëra që u zbuluan gjatë intervistës së Princ Harry-t dhe Megan Markle, që nga pretendimet për racizëm e deri tek zë

8 Mars 2021, 14:27 Nga DOSJA
12 gjëra që u zbuluan gjatë intervistës së Princ

BRITANI– Është transmetuar mbrëmjen e djeshme në SHBA intervista e shumë pritur e Princ Harryt dhe dukeshës Megan Markle me Oprah Winfrey.

Në një transmetim që zgjati 2 orë më të shumtën e kohë ishte Markle ajo që foli me Winfrey dhe më pas ju bashkua edhe princ Harry. Ata folën për jetën në Familjen Mbretërore dhe arsyet e largimit të tyre.

Çifti foli dhe për marrëdhëniet e tyre me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, për racizmin dhe se sa stres kishin përjetuar gjatë kohës kishin qëndruar aty.

Sipas BBC , 12 janë gjërat që mësuam gjatë kësaj interviste.

1. Shqetësimet brenda familjes mbretërore lidhur me ngjyrën e lëkurës së fëmijës së Meghan dhe Harryt

Një nga pretendimet më të mëdha nga intervista ishte se kishte disa biseda brenda Familjes Mbretërore rreth asaj se sa e errët mund të lëkura e foshnjes së  Meghan dhe Harry.

“Në ato muaj kur isha shtatzënë kishte shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të ishte lëkura e tij kur lindi”, – tha Meghan.

2. Ishte Kate ajo që e ‘e bëri Meghan të qajë’ – jo e kundërta

Një histori qarkulloi në gazeta disa kohë më parë, ku shkruhej se Dukesha e Kembrixhit qau, në prag të dasmës pasi Kate ishte e mërzitur me veshjen e vajzave që do të mbanin lule. Meghan është shprehur se është krejtësisht e kundërta pasi ishte ajo që ishte mërzitur. Ajo tha se Kate ishte një njeri i mirë dhe shpresonte që historitë e rreme të korrigjoheshin.

3. Meghan ka treguar se ishte në prag të vetëvrasjes, pasi i ishte refuzuar çdo lloj ndihme nga familja mbretërore

Ajo tregoi se sa të vetmuar ishte ndjerë pasi u bashkua me Familjen Mbretërore dhe se kishte humbur lirinë e saj. ‘Kur u bashkova me atë familje, kjo ishte hera e fundit që pashë pasaportën time, patentën time, çelësat e mi, gjithçka. Vetëm pasi erdhëm këtu, munda të marr lirinë që kisha’,- tha ajo.

Ajo tha se shëndeti i saj mendor u keqësua aq shumë sa që nuk donte të ishte më gjallë.

4. Meghan bisedonte me një nga miqtë e Dianës

Emri i Princeshës Diana u shfaq disa herë gjatë gjithë intervistës me ngjashmëri të bëra mes përvojave të tyre për të qenë në Familjen Mbretërore.

‘Unë nuk e dija as kujt t’i drejtohesha’, -tha Meghan, për kohën kur po përballej me familjen.

‘Një nga njerëzit me të cilin kam arritur të flas dhe vazhdoj të jetë një mik i besuar, ishte një nga miqtë më të mirë të mamasë së burrit tim. Sepse shumë pak njerëz mund ta kuptojnë se si është aty brenda’.

5. Harry ndihet i braktisur nga babai i tij, Charles 

Gjatë intervistës Harry tha që Charles ‘nuk ia hapte më telefonin’. ‘Ndihem vërtet i dëshpëruar sepse ai ka kaluar diçka të ngjashme. Por në të njëjtën kohë, sigurisht që unë gjithmonë do ta dua atë, por ka shumë lëndime që kanë ndodhur gjatë rrugës’.

6. Megjithatë marrëdhënia e çiftit me Mbretëreshën është e mirë

Harry tha se ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me gjyshen e tij dhe ai ka folur me të më shumë gjatë vitit të fundit, përfshirë edhe bisedat e saj me Archie.

‘Ajo është udhëheqësja ime? Ajo do të jetë gjithmonë.’

Meghan gjithashtu vlerësoi Mbretëreshën dhe tha se ajo i kishte dhënë asaj disa bizhuteri të bukura në fejesën e çiftit.

7. Familja mbretërore i ka prerë të ardhurat financiare Harryt

Në tremujorin e parë të vitit 2020, Harry tha fjalë për fjalë se ‘familja më preu të ardhurat financiare’. Ai tha se marrëveshjet me Netflix dhe Spotify që ai dhe Meghan kishin arritur për të bërë shfaqje dhe podcast nuk ishin kurrë pjesë e planit, por duhet të siguronte të ardhura për familjen e tij.

8. E vërteta pas një fotografie

Meghan tha se mbrëmjen pasi ajo i tha Harry-t se ishte gati të vriste veten, ata duhej të merrnin pjesë në një takim zyrtare në Royal Albert Hall.

Meghan foli për një foto që e ka ndjekur për shkak të asaj që ajo i kujtoi.

‘Nëse e zmadhon atë foto, do të shikohet se sa fort e kam shtrënguar dorën e Harryt’,– i tha ajo Oprahs.

9. Meghan ‘nuk kishte bërë asnjë kërkim’ mbi Familjen Mbretërore

Duke folur për herën e parë që u takua me Mbretëreshën, Meghan tha se ishte e befasuar kur mësoi se duhej të bënte diçka të vogël.

Ajo përshkroi se duhet të praktikonte disa gjëra para një dreke të improvizuar me Mbretëreshën. ‘Unë i thashë: ‘Është gjyshja jote’, tha Meghan, ndërsa ai më tha: ‘Është Mbretëresha’.

10. Ata bënë betimet tre ditë para dasmës së tyre.

Miliona njerëz panë Harry dhe Meghan të lidhnin kurorën në Kështjellën Windsor në 2018. Kjo ceremoni ishte pasi ata ishin martuar në mënyrë zyrtare, por çifti zbuloi se ata gjithashtu kishin bërë betimet para Kryepeshkopit të Canterbury, tre ditë para dasmës.

Meghan tha: ‘Ne e thirrëm kryepeshkopin vetëm dhe i thamë, ‘shiko, kjo gjë, ky spektakël është për botën, ne duam bashkimin tonë… vetëm ne të dy në oborrin e shtëpisë sonë.’

11. Fraza e preferuar e Archie është ‘udhëto i sigurtë’

Harry foli për Archie dhe kënaqësinë që merr kur e nxjerrë jashtë për një xhiro me biçikletë.  Harry tha sa herë që dikush largohet nga shtëpia, Archie u thotë atyre ‘udhëto i sigurtë’.

12. Dhe … është një vajzë

Çifti konfirmoi se po presin një tjetër fëmijë në verë e cila është një vajzë.

Harry tha se ishte i mahnitur, duke shtuar: ‘Çfarë mund të kërkoja më shumë?’.

Në fund të intervistës, Oprah pyeti nëse Meghan ishte e lumtur me Princin Harry pas gjithë kësaj situate.

‘Më e lumtur se në çdo përrallë që keni lexuar ndonjëherë,’-tha ajo.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll