Art&Argëtim

‘Ndihem si një humbëse’, Kim Kardashian flet për dramën e divorcit nga Kanye West sezonin e fundit të KUWTK

8 Mars 2021, 21:36 Nga DOSJA
‘Ndihem si një humbëse’, Kim Kardashian flet për

SHBA– Kim Kardashian shfaqet duke qarë në trailerit e publikuar pak minuta më parë, në episodin e fundit të Keeping Up With The Kardashians(KUWTK).

“Ndihem si një humbëse”,- u thotë me lot në sy ajo anëtarëve të familjes.

Sipas MailOnline, klipi tregon momentet më të rëndësishme familjare që janë dokumentuar nga kamerat e E për 19 sezone të reality-showt KUWTK.

Por në klip paralajmërohet një dramë të ardhshme, pasi fansat panë një skenë të shkurtër në betejën e Kim Kardashian për të shpëtuar martesën e saj gjashtë-vjeçare me Kanye West.

Në fillim të këtij viti u raportua se Kim, 40 vjeçe, do të diskutonte mbi fundin e martesës së saj në E! dhe se Kanye ishte ‘më pak se i emocionuar’ që detajet do të transmetoheshin.

Kim dhe Kanye, të cilët kanë katër fëmijë, North, 7 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeç, dhe Psalm, 19 muajsh, kanë kërkuar zyrtarish divorcin për mospërputhje karakteresh.

 

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll