Art&Argëtim

Megan Markle dhe Harry publikojnë foton më të ëmbël familjare, pak orë para se intervista e tyre të transmetohet në Brit

8 Mars 2021, 18:52 Nga DOSJA
Megan Markle dhe Harry publikojnë foton më të ëmbël

SHBA– Një foto e ëmbël familjare që tregon Meghan Markle dhe Princin Harry duke u përqafuar me djalin e tyre Archie, është publikuar sot disa orë para se intervista e tyre me Oprah të transmetohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto bardh e zi u shpërnda nga fotografi Misan Harriman, pasi çifti zbuloi lajmin se ishin në pritje të një vajze.

Sipas The Sun, fotografi, i cili gjithashtu bëri foton origjinale që u publikua në ditën e të dashuruarve ku çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së dytë, ndau foton në Instagram.

“Çfarë lajmi të mrekullueshëm për të festuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas! Urime miqtë e mi, dhe mirësevjen në klubin #girldad H.”– shkroi ai.

Natën e kaluar, Meghan Markle, 39 vjeç dhe Princ Harry, 36 vjeç, i thanë Oprah se ishin në pritje të një vajze. Dhe ata thanë se megjithëse për gjininë e Archie donin të prisnin në atë kohë, këtë herë ata zgjodhën të zbulonin nëse kishin një djalë apo një vajzë, dhe pranuan se do të ndaleshin tek dy fëmijë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz intervista e princ harry dhe megan markle megan markle intervista e princ harry dhe megan markle megan markle

Sondazh

Poll