Art&Argëtim

I biri i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit, stilistja Lira Koça: Flas me të, e ndjej që është

8 Mars 2021, 17:33 Nga DOSJA
I biri i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i

TIRANË– Stilistja e njohur, Lira Koça ka deklaruar se disa muaj pasi ka humbur të birin, ndjen që e ka ende afër atë dhe jeton me gënjeshtrën se Xhino do të kthehet nga momenti në moment, në shtëpi. 

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Koça rrëfeu me lot në sy se djali i saj ishte shumë i paqtë, ndërsa rikujton mesazhet e fundit me të birin.

Xhino ishte i paqtë si pëllumbat, si natyra, i donte jashtë mase kafshët. Mëngjesin e 26 nëntorit u larguam nga Durrësi prej tërmetit, dhe shkuam në Berat në një hotel. Çdo mëngjes që kemi ndejtur në Berat, dhe kthehej në Durrës për të ushqyer kafshët. Se thoshte që njerëzit nuk kanë bukë për vete tani, dhe prandaj shkonte në punë gjithmonë në këmbë që të ushqente qentë e rrugës. Mesazhet e fundit me Xhinon janë dashuri, fliste me aq dashamirësi e mirënjohje për mënyrën si e kemi rritur. Por dhimbjen e kam të hapur akoma.

Flas me të, thjesht nuk mund ta prek Xhinon, nuk i kam sytë përballë, por thellë thellë e ndjej afër, sikur është me mua, shpesh gjatë ditës qaj, por më duket sikur qaj për diçka të largët, e më duket sikur pasdite Xhino do vijë në shtëpi. Vazhdoj të jetoj ende me gënjeshtrën se do të kthehet, sepse kjo më bën të lumtur,” rrëfeu Lira.

Xhino Koça u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Sanatoriumi më 13 gusht, pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai la pas një mesazh duke u thënë lamturmirë të gjithëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz lira koca xhino koça lira koca xhino koça

Sondazh

Poll