Politike

Lista e Durrësit/ Rrahman Rraja nën hetim nga Anti-Mafia, Jyrgis Çyrbja doli në përgjimet e bandës së Shullazit dhe Njeri

8 Mars 2021, 22:43 Nga DOSJA
Lista e Durrësit/ Rrahman Rraja nën hetim nga Anti-Mafia, Jyrgis

TIRANË– Në krye të listave, gra dhe të rinj për të mbuluar deputetët biznesmenë. Kjo është panorama që shfaqet sapo hyjmë në thellësi të emrave të listës së Partisë Socialiste. Të paktën në një qark, atë të Durrësit, Edi Rama, që ndodhet edhe vetë i 8-i në listë garon me disa emra problematikë, për të cilët nuk u dhanë sqarime e as u konsultuan në publik. 

Rrahman Rraja, deputeti nën hetim nga Anti-Mafia, i famshëm pa folur kurrë në Kuvend

Rrahman Rraja është një nga deputetët gojëkyçur të Parlamentit, por kjo se ka penguar që të jetë një nga emrat më të njohur për publikun. Ai është babai i Rexhep Rrajës, djali që iu arrestua se dhunoi një vajzë, Xhisiela Malokun. Asokohe, denoncimi i një ish-oficeri, Emiljano Nuhut, zbuloi influencën që Rraja kishte në zonë por edhe mbi Policinë e Shtetit. Pas arnimit të skandalit Xhisiela nga kupola e PS, Rrahman Rraja vazhdoi i qetë punën, për t’u rikthyer në vëmendje disa javë më parë. Dy nipërit e tij të afër, Ramazan Rraja dhe Fjoralb Rraja, të përfshirë në trafikun e drogës në Belgjikë, u arrestuan, ndërsa Rrahman Rraja është në hetim nga Anti-mafia.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim për Rrajën, për të parë nëse se si janë fshehur apo dhe justifikuar paratë e siguruara nga trafiku i drogës ku ishin të përfshirë dy nipërit. 

Jurgis Çyrbja, shoku i krahut të djathtë të Shullazit, deputeti spiunoi tek Gilmando Dani hetimin për Vollgën

Në listën e Durrësit është sërish kandidat Jurgis Çyrbja. Deputeti i PS u vu në qendër të hetimit në vitin 2018 pas publikimit të përgjimeve nga dosja e prokurorisë, ku deputeti fliste me Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit. Asokohe vetë Çyrbja pranoi përgjimet dhe deklaroi se publikimi lidhej me prishjen e imazhit.  

Por çfarë thuhej në përgjime? Në dosje rezulton se në momentin kur një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, i tha Çyrbja-Gilmando Danit në përgjime. 

Ilir Ndraxhi, njeriu i Avdylajve në parlamentin e Shqipërisë

Në Durrës, PS dhe Edi Rama kanë rivendosur si kandidaturë Ilir Ndraxhin. Shoferi që u bë deputet mori vëmendjen e medias gjermane BILD, pas publikimit të përgjimeve ku grupi kriminal i Avdylajve lobonte që ai të ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë. 

Me një pasuri të konsiderueshme në zonën e Durrësit, Ndraxhi është aksioner në 4 shoqëri, ndërsa mbi shpinë mban edhe ndryshimin e mbiemrit nga Nraxhi në Ndraxhi. Në përgjime, Astrit Avdylaj i tregon kryebashkiakut të asokohe, Ardian Kokomani sesi do të takohen me Ilir Ndraxhi dhe me Vangjush Dakon për të finalizuar kandidimin e Ndraxhit në listën e PS, pasi ai ka mbështetjen e Avdylajve.

A do të ndikojnë sërish paratë e pista dhe influenca e grupeve kriminale në zgjedhjet e 25 prillit? Edi Rama do të duhet ti tregonte SHBA-ve që ka reflektuar… A e ka bëri?

Durrës
1.      Milva Konomi
2.      Alban Xhelili
3.      Jurgis Çyrbja
4.      Klodiana Spahiu
5.      Ilir Ndraxhi
6.      Rrahman Rrahja
7.      Lefter Koka
8.      Edi Rama
9.      Ana Dhamo
10.    Artan Bitri
11.    Kejda Bejaj Ferra
12.    Arkend Balla
13.    Denis Deliu
14.    Klementina Meçe
15.    Erjon Meka

(f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave ilir ndraxhi jurgis çyrbja rrahman rraja zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave ilir ndraxhi jurgis çyrbja rrahman rraja zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll