Sport

VIDEO / Ngec edhe Laçi, barazon me Apoloninë në fushën e tij

8 Mars 2021, 13:56 Nga DOSJA
VIDEO / Ngec edhe Laçi, barazon me Apoloninë në fushën e

LAC – Laçi nuk ia del mbanë të përfitojë nga hapat fals të Partizanit dhe Teutës, pasi nuk ka shkuar më tepër se një barazim 1-1 me Apoloninë në fushë e saj. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 me skuadrën fierake që rezistoi mjaft mirë ndaj sulmeve të vendasve. Megjithatë në fillimin e pjesës së dytë zhbllokohet gjithçka.

Juljan Shehu kalon në avantazh kurbinasit, pas asisti të Mazrekajt. Kombinim fantastik mes futbollistëve, aty ku Shehu nuk fal, duke e dërguar topin në cepin e portës së mbrojtur nga Harizaj.

Kur gjithçka po shkonte drejt fitores së kurbinasve, në një ndeshje totalisht të dominuar, vjen gafa e portierit Sherrit, që dy minuta nga fundi del nga porta në mënyrë të gabuar, duke i dhënë mundësinë Diop të barazpeshojë shifrat në 1-1 dhe t’i ndalë skuadrave nga 1 pikë.

Ky ishte një tjetër shans i humbur për skuadrën e Laçit ndaj Apolonisë, e cila edhe në fazën e shkuar arriti t’i pengojë kurbinasit, madje duke i mundur. Ndërkaq në orë 16:0 do të zhvillohet ndeshja e funit e javës së 23-t të Superligës ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll