Sport

Fitoi zgjedhjet për presidencën e Barcelonës, Laporta “përvesh mëngët”, takon agjentin shqiptar për mbrojtësin eR

8 Mars 2021, 14:05 Nga DOSJA
Fitoi zgjedhjet për presidencën e Barcelonës, Laporta

SPANJË-Gazeta spanjolle “AS” ka publikuar takimin e përfaqësuesve të David Alabës, Pini Zahavi dhe Fali Ramadani me presidentin e zgjedhur të Barcelonës Joan Laporta. Ky i fundit  iu kërkoi agjentëve të prisnin, që ai të zgjidhej president, për t’i bërë një propozim zyrtar lojtarit austriak i cili është në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich dhe do të ishte i vlefshëm për skuadrën katalanase.

Laporta është i vetëdijshëm se ai do të përballet me një konkurrencë të fortë për të siguruar shërbimet e lojtarit, madje duhet të mposhtë edhe rivalët e Real Madrid. Megjithatë, ai e di se ka formula për ta bindur austriakun.

Me siguri do të ketë lojtarë me një pagë të lartë (Coutinho dhe kush e di, ndoshta Griezmann), që nuk do të vazhdojë te Barça sezonin e ardhshëm, duke i kursyer financat e klubit. Objektivi i presidentit të ri është të joshë agjentët dhe lojtarin, për të cilin ka referencat më të mira në nivel sportiv dhe personal.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport david alaba laporta david alaba laporta

Sondazh

Poll