Sport

VIDEO / “Paqe” në Shkodër, Vllaznia dhe Kukësi ndajnë nga një pikë

9 Mars 2021, 06:19 Nga DOSJA
VIDEO / “Paqe” në Shkodër, Vllaznia dhe Kukësi

SHKODER – Vllaznia nuk përfiton nga ndalesa e ndjekësve për të rritur distancën në krye, pasi nuk shkoi dot përtej një barazimi pa gola ndaj Kukësit, në një sfidë ku pati mundësi të panumërta shënimi, por shpërdoroi në mënyrë flagrante. Vërshëllima finale e arbitrit Kridens Meta la në fuqi barazimin 0-0 dhe dy skuadrat detyrohen të kënaqen me nga një pikë. Vllaznia mbetet në krye të renditjes me 42 pikë, një më tepër se Teuta e Laçi që e ndjekin.

Episodet më pikate të ndeshjes

86′- Raste pafund të shpërdoruara nga shkodranët, Imami nuk koordinohet dot siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një tjetër shans të artë.

79′- Tjetër mundësi e artë për Vllazninë me Demir Imerin, tentativa e tij brenda zonës, shkoi ngjitur me shtyllën. Pa fat shkodranët në këto minuta.

71′- Penallti për Vllazninë. Gardiani i skuadrës verlindore, Dashamir Xhika i pakalueshëm. Ai pret penalltinë Demir Imerit. Zhgënjim i madh në stolin e shkodranëve.
51′- Ibraimi provon me një tentativë brenda zonës, por gjuajtja e tij ndalet në vështirësi nga portieri Zogoviç.

45+1′- Tjetër shans i shpërdoruar për Vllazninë, tentativa e Kalasë u ndal në trupin e portierit Xhika, i cili ka qenë i pakalueshëm në pjesën e parë.

36′- Shpëton për mrekulli Vllaznia. Imami kthen një top të gabuar mbrapa, duke i dhënë një asist Ibramit, që provoi me një gjuajtje, por portieri Zogoviç bën heroin, duke i mohuar golin verilindorëve.

20′- Tjetër ndërhyrje vendimtare e Dashamir Xhikës. Pas asistit të Kalasë, Ardit Hoxhaj, zhytet bukur me kokë, por fantastike pritja e gardianit të Kukësit.

9′- Rast i parë i rrezikshëm i sfidës. Ishte togolezi Nija Vexhi, i cili pas një aksioni të bukur të shkodranëve, provoi nga e majta e zonës, por topi u ndal nga Xhika.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi skuadra shkodrane skuadra verilindore vllaznia zogovic kukesi skuadra shkodrane skuadra verilindore vllaznia zogovic

Sondazh

Poll