Sport

Gasp: “Jemi të zemëruar me humbjen, por ne kemi dalë më të fortë. Eshtë viti i Interit”

9 Mars 2021, 06:45 Nga DOSJA
Gasp: “Jemi të zemëruar me humbjen, por ne kemi dalë

ITALI – “Ne e bëmë lojën tonë, jemi të kënaqur me të, por të zemëruar me rezultatin. Për ndeshjen që kemi zhvilluar, humbja është shumë e ngushtë”. Për Xhan Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, mungon vetëm rezultatin pas humbjes 0-1 ndaj kryesuesve të Interit. E cila nuk është diçka e vogël, por trajneri i bergamaskëve, ndalet te performanca: “Ne po luanim kundër Interit, i cili është i pari në renditje dhe një kandidat për “Scudetton”, është viti i tij. Ne kemi dalë të fortë nga kjo ndeshje, me bindje më të mëdha”.

Asgjë për të fajësuar ekipin e tij në nivelin e qëndrimit: “Ne patjetër e luajtëm ndeshjen. Një ndeshje e mire, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Ne humbëm në një goditje këndi, madje edhe me pak fat të keq në atë top që mbeti në zonën. Ne patëm një rast të pastër në pjesën e parë dhe humbëm nga një episodi. Gjithsesi, ne bëmë ndeshjen e duhur, madje edhe në fund u përpoqëm të shënonim”.

“Ndaj Interit nuk ke shumë situata, prandaj duhet të jesh shumë cinik në atë që krijon, – shpjegon Gasperini. – Në fund, ata u mbyllën shumë prapa. Kundër një ekipi kaq të ngjeshur, asnjëherë nuk shfaqesh vetëm para portierit, ndonjëherë është çështje centimetrash në goditje, pasimit të fundit, devijimeve,”- ka deklaruar trajneri i Atalantës, Gasperini pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gasperini ndedshja ndaj interit scudetto skuadra bergamaske trajneri i atalantes gasperini ndedshja ndaj interit scudetto skuadra bergamaske trajneri i atalantes

Sondazh

Poll