Politike

‘Kokat’ e partive politike dorëzuan listat! KQZ nuk humbet kohë, Celibashi ndan DETAJE: Po hetojmë! (SHBA pret)

9 Mars 2021, 10:35 Nga DOSJA
‘Kokat’ e partive politike dorëzuan listat! KQZ nuk humbet

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Ilirjan Celibashi ka njoftuar se menjëherë pasi partitë kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për 25 Prillin, ka nisur verifikimin për secilin prej tyre.

Në një postim në ‘Twitter’, Celibashi shkruan se puna për verifikimin e listave po kryhet në bashkëpunim me drejtorinë e burgjeve.

Mesazhi i Celibashit:

Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me DPGJC dhe Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve.

 

#1/1 Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me #DPGJC dhe #DrejtorineePergjithshmeteBurgjeve.

— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) March 9, 2021

Verifikimet nga ana e KQZ-së priten me ‘kërshëri’ nga Ambasada Amerikane pasi diplomatja Yuri Kim bëri thirrje që listat të jenë me kandidatë të pastër dhe me integritet, pasi në të kundërt do të jenë vetë kryetarët e partive ata që do të mbahen përgjegjës. 

Ndëkohë , ditën e djeshme të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të përshtatshme, ish-nënkryebashkiaku i Shkodrës u zgjua garues. KQZ nuk humbet kohë, ia nis nga puna: Po verifikojmë emrat!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve listat e kandidateve zgjedhjet e 25 prillit ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve listat e kandidateve zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 10:32

TIRANË– Zbardhen emrat e plotë të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar t...