Politike

‘Vendosa mos të kandidoj’/ Mungoi në listat e PD, shpjegohet Genc Pollo: Rrethanat e ofruara s’i gjykova të përshtatsh

9 Mars 2021, 08:43 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-deputeti Genc Pollo, ka bërë të ditur se ka qënë vendimi i tij që të mos kandidojë për deputet në listat e Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, Pollo shkruan se mundësitë dhe rrethanat e ofruara nuk i gjykoi si të përshtatshme për të kandiduar. Në fund, ai uron që PD dhe aleatët të realizojnë në 25 prill rotacionin politik.

POSTIMI:

Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të përshtatshme, ish-nënkryebashkiaku i Shkodrës u zgjua garues. KQZ nuk humbet kohë, ia nis nga puna: Po verifikojmë emrat!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc pollo zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 genc pollo zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 23:30

Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

TIRANË– Me më shumë se 15 minuta vonesë, Partia Demokratike është partia e fundit që ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qend...