Politike

I doli emri në listën e FRD-së, Fatlum Nurja: Guxim i tepërt, nuk kam firmosur asnjë formular, ndjenjë neverije (POSTIMI)

9 Mars 2021, 08:00 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Fatlum Nurja ka bërë të ditur se është përfshirë në listat e FRD-së pa miratimin e tij. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, ai shkruan se edhe pse ka refuzuar që të marrë pjesë duke mos firmosur asnjë formular, ai ndodhet në listë. Nurja shkruan se mëngjesin e sotëm i kanë dërguar listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Shkodrës, të PD dhe partive në koalicion me të, aty ku ka parë emrin e tij.

Ndër të tjera ai shkruan, se kanë pasur guxim të tepruar ata që kanë bërë një veprim të tillë.

“Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverije”, shkruan Nurja.

Statusi:

Mbrëmë fjeta herët, e sot në mgjes pashë këtë listë që ma kishte dërgu një mik pas mesnate.Deklaroj që nuk i ka kërku FRD-së diçka të tillë, përveç se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi nuk kam firmos as ndonjë formula tip për të tilla raste…Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverije. Jam i vetëdijshëm se eksperiencat e personave që do të jenë deputet…dhe më gjërë…do ja dalin me ba mrekulli për qytetin, Shtein dhe Kombin tonë. Por, gjithashtu jam shpresëplotë se estrada e Parlamentit ka me vazhdu.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të përshtatshme, ish-nënkryebashkiaku i Shkodrës u zgjua garues. KQZ nuk humbet kohë, ia nis nga puna: Po verifikojmë emrat!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatlum nurja fatlum nurja

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 23:30

Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

TIRANË– Me më shumë se 15 minuta vonesë, Partia Demokratike është partia e fundit që ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qend...