Politike

‘Fitorja e 25 Prillit do të vulosë fundin e tranzicionit’/ Spiropali i uron suksese PS-së: Skuadër fantastike, nder dhe

9 Mars 2021, 09:40 Nga DOSJA
‘Fitorja e 25 Prillit do të vulosë fundin e tranzicionit’/

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar suksese skuadrës së Partisë Socialiste, si dhe ka falënderuar anëtarët e kryesisë për besimin që i është dhënë. Elisa Spiropali është renditur e 9-ta në listën e Tiranës për kandidate si deputetet në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, Spiropali shprehet krenare për kandidimin dhe thekson se do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve, sa herë ata do të kenë nevojë për të.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:

Suksese skuadrës fantastike të Partisë Socialiste #25Prill2021
Mirënjohje kryesisë së Partisë Socialiste për besimin.
Nder dhe përgjegjësi kandidimi me skuadrën kampione të qarkut Tiranë. Do vazhdoj të jem me ju dhe për ju kudo ku duhem, kudo ku duhet, kudo ku punohet. Zëri im do të jetë edhe zëri juaj.Fitorja e 25 Prillit do të vulosë fundin e tranzicionit. Me mandatin3 dhe kryeministër Edi Ramën do të përmbyllim kantieret e mëdha të reformimit të Shqipërisë.S’ka kohë për pushim. S’ka kohë për kthim. Shqipëria e ardhmja jonë.

Suksese skuadrës fantastike të Partisë Socialiste #25Prill2021?
Mirënjohje kryesisë së Partisë Socialiste për…

Posted by Elisa Spiropali on E hënë, 8 Mars 2021

 

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të përshtatshme, ish-nënkryebashkiaku i Shkodrës u zgjua garues. KQZ nuk humbet kohë, ia nis nga puna: Po verifikojmë emrat!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 elisa spiropali zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 23:30

Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

TIRANË– Me më shumë se 15 minuta vonesë, Partia Demokratike është partia e fundit që ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qend...