Politike

‘E humbura s’jam unë!’/ Nuk ishte në asnjë listë të PS-së, deputetja: T’ju them se s’jam e mërzitur sot, familj

9 Mars 2021, 09:01 Nga DOSJA
‘E humbura s’jam unë!’/ Nuk ishte në asnjë

TIRANË– Deputetja Edlira Hyseni, e cila u fut në Kuvend dy vite më parë, nuk është përfshirë në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hyseni shkruan se këto dy vite në parlament është e kënaqur me veten dhe me punën që ka bërë. Ndër të tjera ajo shkruan se e ka ndjerë sikur kishte me vete dhe të gjithë qytetarët që e mbështesin në kohë të ndryshme.

Në fund ajo shton se :E humbura s’jam unë!

POSTIMI:

Qe tju them se sjam e merzitur sot.. E kenaqur me veten, per punen e marr persiper, te cilen u perpoqa ta bej sa me mire kam ditur dhe kam mundur .. E privilegjuar nga mbeshtetja dhe vleresimi emocionues qe me keni dhene ne keto dy vite parlamentare, aq sa me keni bere te flas ne ate foltore qetesisht, sikur te ishim aty bashke..Me fat te kem ne krah nje familje qe krenohet.. Cte shtoj.. ? Me duket sikur e humbura sjam une.. Faleminderit nga zemra!

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të përshtatshme, ish-nënkryebashkiaku i Shkodrës u zgjua garues. KQZ nuk humbet kohë, ia nis nga puna: Po verifikojmë emrat!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edlira hyseni zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edlira hyseni zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 23:30

Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

TIRANË– Me më shumë se 15 minuta vonesë, Partia Demokratike është partia e fundit që ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qend...