Politike

REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të

9 Mars 2021, 09:57 Nga DOSJA
REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në

TIRANË– Listat me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk janë më mister. Partitë kanë dorëzuar dje të gjithë emrat e kandidatëve, ndërsa sot kanë nisur reagimet e para nga të përfshirët por edhe nga ana që janë lënë jashtë nga krerët e partive. Emrat kanë nxjerrë në pah zhgënjime, surpriza por dhe ‘të motivuar’…

Një prej mungesave që u vu re në listën e publikuar nga Partia Demokratike, ishte ajo e ish-deputetit Genc Pollo. Emri i tij nuk ishte vendosur në asnjë prej qarqeve, duke ngritur dyshime për ndonjë përplasje të mundshme brenda selisë blu. Për të shuar çdo kureshtje Pollo ka sqaruar sot se vendimin për të mos garuar e kishte marrë vetë.

“Mundësitë dhe rrethanat e ofruara nuk i gjykova si të përshtatshme për të kandiduar,”-tha ai, duke lënë të kuptohet se ndoshta ka pasur mosmarrëveshje me kryedemokratin Basha për pozicionin e tij në listë. Arsye që mund ta ketë shtyrë të mos mos marrë pjesë fare në zgjedhje.

Nga ana tjetër deputetja Edlira Hyseni, e cila u fut në Kuvend dy vite më parë, nuk është përfshirë në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, ndryshe nga kolegë të tjerë të saj. “E humbura s’jam unë!,”-shton ajo në postimin e ‘lamtumirës’.

Pa e kërkuar, Fatmur Nurja mund të bëhet deputet. Ish-nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Fatlum Nurja ka bërë të ditur se është zgjuar me lajmin se do të garojë në zgjedhje pasi është përfshirë në listat e FRD-së pa miratimin e tij.

“Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverije,”- shkruan Nurja, i cili me pahir kandidon për deputet në Shkodër.

Nga dorëzimi i listave duket se KQZ nuk po humbet kohë. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Ilirjan Celibashi ka njoftuar se menjëherë pasi partitë kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për 25 Prillin, ka nisur verifikimin për secilin emër. Këtë verifikim njoftoi pak ditë më parë se pret edhe Ambasada Amerikane. Yuri Kim, tha se do të komentojë gjetjet e KQZ-së për të kuptuar nëse liderët politikë e kanë kuptuar mesazhin e qartë të Amerikës. 

Çfarë mësuam dje nga listat e dorëzuara në KQZ?

LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë.

Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll