Aktualitet

“Më jep 5 mijë euro se më le shtatzënë”, prostituta shqiptare ‘i qepet’ italianit që iu ça prezervativi

9 Maj 2019, 14:15 Nga DOSJA
“Më jep 5 mijë euro se më le shtatzënë”,

ITALI– Një 26-vjeçare shqiptare që punon si prostitutë në Itali është arrestuar nga policia e vendit fqinjt.

Mediat lokale shkruajnë se vajza shqiptare pretendonte se kishte ngelur shtatzënë me një klient italian, të cilit i ishte çarë prezervativi gjatë marrëdhënies seksuale.

Ajo kërkonte që t’i jepte italiani 5 mijë euro dhe kjo gjë është zbuluar nga autoritetet lokale në tabulatet telefonike.

Më le shtatzënë, tani më jep 5 mijë euro, do bëj kontrolle dhe vizita. Më jep 5 mijë euro që të mbaj edhe gojën mbyllur, ”– mësohet t’i ketë thënë ajo.

Pas këtyre telefonatave dhe mesazheve klienti italian e ka denoncuar të renë shqiptare në polici.

Autoritetet lokale shprehen për mediat se kanë ushtruar kontrolle të shumta pas këtij denoncimi dhe kanë gjetur edhe 4 vajza të tjera po shqiptare që ushtronin prostitucionin në komunat e Asti, Costigliole, Isola, Montegrosso dhe Vigliano.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet prostituta shqiptare asti itali klienti italian prostituta shqiptare kercenon italianin arrestohet prostituta shqiptare asti itali klienti italian prostituta shqiptare kercenon italianin

Sondazh

Poll