Politike

‘Zhduket’ Klevis Balliu, zbardhet lista e PD-së për Tiranën, Basha i pari, Berisha në vend të pestë

8 Mars 2021, 20:27 Nga DOSJA
‘Zhduket’ Klevis Balliu, zbardhet lista e PD-së për

TIRANË– Kryedemokratike Lulzim Basha, ka vendosur emrin e tij të parin në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Siç shihet edhe në listën e siguruar nga Dosja.al, e dyta në radhën e demokratëve është Jorida Tabaku.

Vendi i ish-kryeministrit Sali Berisha është numri pesë.  Mes emrave të Tiranës është edhe moderatorja Ori Nebijaj. Por, ajo që bie në sy është fakti që mungon Klevis Balliu, ai që udhëhoqi për muaj me radhë protestën në Astir. 

Lista e plotë me emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Tiranë:

Lulzim Basha
Jorida Tabaku
Afred Rushaj
Albana Vokshi
Sali Berisha
Agron Shehaj
Grida Duma
Belind Kellici
Mesila Doda
Flamur Noka
Orjola Pampuri
Aldo Bumci
Ivi Kaso
Oriela Nebiaj
Gent Strazimiri
Clirim Gjata
Mirela Tabaku
Enkeleda Sallaku
Dorian Teliti
Arjana Cela
Taulanta Jupi
Lediana Fratari
Mimoza Hajdarmataj
Gentian Muca
Mirash Shkodra

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave ori nebijaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave ori nebijaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 19:50

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur të kandidojë në 3 zona zgjedhore Tiranë,...