Art&Argëtim

Çfarë u tha në intervistën më bombastike të këtij viti? Meghan Markle dhe Princ Harry tronditën Familjen Mbretërore Ang

8 Mars 2021, 12:41 Nga DOSJA
Çfarë u tha në intervistën më bombastike të

SHBA- Intervista e Meghan Markle dhe Princ Harry konsiderohet si ngjarja më e bujshme e këtij viti për familjen mbretërore. Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, Markle dhe Harry ka zbuluar shumë informacione të brendshme për Familjen Mbretërore si dhe dhanë versionin e tyre të historisë për Megxit

Meghan gjatë intervistës tha se gjatë ditëve të para në Familjen Mbretërore kishte pasur mendime vetëvrasëse gjatë kohës kur ishte shtatëzanë me djalin e saj Archie.

“Thjesht nuk doja të isha më gjallë. Ky ishte një mendim i qartë, real, i frikshëm dhe i vazhdueshëm,” tha Markle.

Ajo tha se edhe kur lindi djalin ata nuk do t’ia dinin nëse do të ishte vajzë apo djalë por shqetësoheshin vetëm për ngjyrën e tij të lëkurës.

“Ata nuk donin që të ishte një princ ose princeshë. Ai nuk do të kishte siguri. Kjo vazhdoi për muajt e fundit të shtatzanisë time. Ne nuk po themi mos e bëni një princ, por nëse po thua se titulli do të ndikojë në sigurinë e tij…djali ynë duhet të jetë i sigurt,” tha ajo.

Në lidhje me Kate Middleton, Markle tha se nuk ishte e vërtet që e kishte bërë për të qarë, por se kishte ndodhur e kundërta dhe se më vonë Kate i kërkoi falje.

Ndërsa, Princi Harry tha se ishte i tmerruar që historia përsëritej pas vdekjes tragjike të nënës së tij, Princesh Diana. Ndërkohë që tha se mungesa e mbështetjes së babait të tij e kanë bërë atë të jetë i dobët.   

“Ndihem shumë i dëshpëruar sepse ai ka kaluar diçka të ngjashme. Ai e di se si ndihet dhimbja,” tha Harry.

Në fund të intervistës, Harry dhe Meghan e mbyllën me një lajm të gëzueshëm. Ata zbuluan se gjinia e fëmijës së tyre që pritet të vijë në verë të jetë vajzë.

Një vajzë, e dini, çfarë mund të kërkoni më shumë? Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, dhe ndihemi shumë mirë,”tha ajo.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meghan markle princ harry meghan markle princ harry

Sondazh

Poll