Politike

Zbardhet lëvizja e sekondave të fundit, Olta Xhaçka nuk kandidon në Dibër, kalon në qarkun e Korçës

8 Mars 2021, 20:32 Nga DOSJA
Zbardhet lëvizja e sekondave të fundit, Olta Xhaçka nuk

TIRANË– Gazetari Muhamed Veliu ka deklaruar se ministrja olta Xhaçka nuk do të garojë në listën e Dibrës, por në atë të Korçës.

Në një lidhje në emisionin “Open”, Veliu tha se ka diskutime edhe për vendin se ku do të garojë ish-ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj. Për këtë të fundit, por diskutohet për në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës. 

“Eni përshëndetje përsëri. Zhvillimi i fundit që vjen nga Partia Socialiste ka të bëjë me ministren  Olta Xhaçka. Më rezulton se zonja Xhaçka nuk do të kandidojë në Dibër, por në zonën e Korçës. Ka diskutime se ku do të kandidojë ish-ministri Sandër Lleshaj, në Tiranë ose në Durrës. Pritet të mësohet në vijim,”– tha Veliu ndër të tjera.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave muhamed veliu zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave muhamed veliu zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 19:50

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur të kandidojë në 3 zona zgjedhore Tiranë,...