Bota

Fenomeni i rrallë i baticës në Greqi, për pak minuta njerëzit mund të ecnin në këmbë drejt ishullit

8 Mars 2021, 21:20 Nga DOSJA
Fenomeni i rrallë i baticës në Greqi, për pak minuta

GREQI– Pamje mbresëlënëse u regjistruan nga fenomeni i baticës që ndodhi në fundjavë, në Kavuri të Greqisë. Deti u tërhoq, duke lejuar banorët të ecin nga plazhi në ishull pak metra nga bregu.

Megjithëse disa kanë qenë të shpejtë për ta lidhur fenomenin me mundësinë e një tërmeti, ai në fakt është një fenomen i baticës së ulët që lidhet me fenomenet meteorologjike.

Pamjet janë publikuar nga CNN, janë një dukuri e çuditshme e tërheqjes së ujërave të detit që u vu re ditët e fundit në Kavouri dhe Thermaikos, shpjegojnë shkencëtarët. Shkencëtarët e shpjegojnë atë si normale dhe aspak të rrallë dhe ia atribuojnë shkaqeve meteorologjike dhe astronomike.

Matjet përkatëse nuk kanë përfunduar ende. Përvoja e viteve të fundit, megjithatë, ka treguar se këto janë lëvizjet më të mundshme të masave detare nga zona e pellgut mesdhetar verilindor në Mesdheun jugor dhe perëndimor.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni batica ne greqi batica ne greqi

Sondazh

Poll