Bota

Kosovë/ Plagosen dy punonjës të kompanisë së sigurimeve në një tentativë për vjedhje

8 Mars 2021, 21:03 Nga DOSJA
Kosovë/ Plagosen dy punonjës të kompanisë së sigurimeve

KOSOVË– Një tentativë për grabitje e armatosur ndaj një makine që transportonte para ka lënë të plagosur dy persona sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka konfirmuar se pre e sulmit ishte makina e një kompanie të sigurimit, dy punëtorët e së cilës mbetën të plagosur.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia thotë se kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45, të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejn grabitjen, por si e tillë ka mbetur në tentativë, dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni plagosje ne kosove plagosje ne kosove

Sondazh

Poll