Aktualitet

I qeshur dhe me dy gishtat lart, Gjykata liron Klevis Balliun

9 Maj 2019, 13:20 Nga DOSJA
I qeshur dhe me dy gishtat lart, Gjykata liron Klevis Balliun

TIRANË– U zhvillua ditën e sotme seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD-së,Klevis Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë të Unazës së Re. Gjykata e Tiranës vendosi masën, “detyrim paraqitje” për ish deputetin e PD-së, Klevis Balliu.

Ai u arrestua para dy ditëve gjatë konfrontimit me policinë tek protesta e Unazës së Re.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg ” për ish-deputetin Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë, ndërsa gjykata sot vendosi t’ju japë lirinë, duke kërkuar “detyrim paraqitje për Balliun dhe tre të tjerët.

Vendimet e gjykatës:

Klevis Balliu-Detyrim paraqitje

Lulzim Maqinaj-Detyrim paraqitje

Seit Hajderasi-Detyrim paraqitje

Elton Skënderi-Detyrim paraqitje

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, i cili të vizitonte një biznes në atë zonë. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me uniformnat blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet tek unaza e re elton skenderi gjykata liron klevis balliun lulzim maqinaj protesta e unazës së re seit hajderasi arrestimet tek unaza e re elton skenderi gjykata liron klevis balliun lulzim maqinaj protesta e unazës së re seit hajderasi

Sondazh

Poll