Politike

E para në Vlorë, Pranvera Resulaj: Pozicioni në listë ishte surprizë për mua, nuk është nga strukturat e partisë

8 Mars 2021, 19:31 Nga DOSJA
E para në Vlorë, Pranvera Resulaj: Pozicioni në listë ishte

TIRANË – Kryeministri Edi Rama prezantoi sot udhëheqësit e listave të PS në qarqet e vendit ndërsa sonte është afati i fundit për të dorëzuar në KZQ listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo që bie në sy është strategjia e ndjekur për të vënë në krye emra të rinj dhe pjesën më të madhe gra.

Listën e PS në Vlorë e kryeson Pranvera Resulaj, ish-drejtoresha e Tatimeve në kryeqytet. Kryeministri vlerësoi figurën e saj, ndërkohë e kontaktuar nga gazetarja e abcnews.al Gerta Vasku, Resulaj u shpreh se pozicioni në listë ishte surprizë për të, ndërsa e cilëson si vlerësim dhe përgjegjshmëri të madhe për të.

“Pozicioni në listë ishte surprizë. Për pjesën tjetër isha në dijeni. Sigurisht që është vlerësim shumë i madh për mua, kjo është e kuptueshme edhe përgjegjësi shumë e madhe shpresoj ta justifikoj”, theksoi ajo.

E pyetur nëse ishte ajo propozim i kryeministrit, Resulaj nënvizon se futja e saj në listën e socialistëve ka ardhur nga struktura e partisë.

“Këto janë të strukturave për hir të së vërtetës edhe pse mund të duken standarde është e vërtetë që është një proces që zgjat shumë në kohë dhe fillon nga strukturat. Kështu që nuk mendoj se nuk është propozim nga strukturat e partisë”, u shpreh Resulaj.

Marrë nga: Abcnews 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama pranvera resulaj edi rama pranvera resulaj

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 19:23

TIRANË– Sherif Ramabaja, personzhi që zhvilloi “intervistën” me kryeministrin Edi Rama ka treguar versionin e tij të ngjarjes pas artikullit që ‘trazoi qet...