Politike

8 Mars 2021, 19:23 Nga DOSJA

TIRANË– Sherif Ramabaja, personzhi që zhvilloi “intervistën” me kryeministrin Edi Rama ka treguar versionin e tij të ngjarjes pas artikullit që ‘trazoi qetësinë’ e numrit një të qeverisë. (Shiko këtu)

Për Dosja.al, Ramabaja ka sqaruar se i gjithë artikulli i shkruar nga ai, me emër dhe mbiemër në portalin “Botasot.info”, ka qenë në kuadrin e një satire. Madje është shprehur i habitur sesi kryesocialisti nuk e ka kuptuar, kur në fund të ‘intervistës’ shkruhej se pronconimi ishte dhënë për revistën “Mars-Rover”, e cila nuk ekziston. 

Pse e mori seriozisht parodinë dhe satirën kryeministri Rama? Përgjigje ndaj reagimit të kryeministrit Rama në “ Intervistë me kryeministrin Edi Rama “, të botuar në portalet Dardania Press dhe në Bota Sot. Intervista për të cilën reagoi kryeministri Rama është imagjinare. Është në stilin e parodisë dhe satirës. Kjo kuptohet gjatë leximit të tekstit, nëse lexohet tërësisht, po krejtësisht në fund jepet edhe burimi i intervistës : Intervista u zhvillua për revistën “Mars – Rover”, Mars – Rover është automjeti i NASA-s , të cilin e ka dërguar në Mars këto ditë. Me nderime Sh. Ramabaja. Sinqerisht, Sherif Ramabaja Ndërmjetësues i Gjuhës dhe Kulturës i Bashkëpunuar Pedagogjik IFAK e.V.,”-sqaroi ai. 

Ndër artikullin e publikuar nga Ramabaja, Rama supozohet se rrëfehej për pikëpamjet dhe qëndrimet e tij karshi Kosovës, Rusisë dhe veçanërisht Turqisë. Por në dialektin e dhe në gjuhën e përdorur nga kreu i qeverisë dallohej se bëhej fjalë për ironi dhe satire. Kjo pasi në një moment të intervistës, Rama adresonte ish-presidentin e Kosoës, Hashim Thaçin si “vëllaun e tij”. Por mesa duket numri një i qeverisë ka qenë i zënë me probleme të tjera dhe nuk ka kuptuar se për çfarë bëhej fjalë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sherif ramabaja edi rama sherif ramabaja

Sondazh

Poll